Kristjan Asllani mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës. Mesfushori shqiptar ka pasur hapësira të pakta te Interi dhe për këtë arsye, po mendohet ndryshimi i skuadrës. Interes për Asllanin ka shfaqur Monza. Këta të fundit janë në kërkim të një mesfushori dhe drejtuesit kanë piketuar futbollistin shqiptar. Për të arritur tek Asllani, Monza mund të përdorë kartën Carlos Augusto, me këtë të fundit që kërkohet nga Interi, për të zëvendësuar Gosens në krahun e majtë të mbrojtjes. Sipas mediave italiane, në verë mund të ketë një shkëmbim mes dy lojtarëve, që do të kënaqte të dy klubet, për objektivat që kanë.



