Ibraimi: Ilir Daja fuste frikë, Stenio Junior është një nga më të fortët e kampionatit

Ibraimi: Ilir Daja fuste frikë, Stenio Junior është një nga më të fortët e kampionatit

Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, ku foli edhe për derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Futbollisti deklaroi Tirana i ka ndëshkuar kundërshtarët me topa të gjatë, ndërsa për Partizanin tha se i lodh kundërshtarët duke luajtur me topin në tokë.

“Me topat e gjatë Tirana ka luajtur gjithë kohën dhe i ka ndëshkuar skuadrat. Partizani e luan topin në tokë, një lojë që është e lodhshme për skuadrat e tjera. Kur ishte Daja trajner te Partizani, skuadrat e tjera kishin më shumë frikë. Ndoshta edhe lojtarët kishin frikë me Dajën dhe ishin të bllokuar.”

Duke komentuar rastin flagrant të humbur nga Junior, Ibraimi deklaroi se finalizimi mund të jetë pika e dobët për sulmuesin brazilian, por shtoi se është një nga lojtarët më të fortë të kampionatit.

“Unë kam luajtur vetëm një sezon me Junior te Shkëndija. Ishte një lojtar luftarak dhe e bënte shumë mirë krahun. Fizikisht është një nga lojtarët më të fortë në kampionat. Ndoshta finalizimi është pika e dobët e tij. Megjithatë është futbollist luftarak.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy