
Juventusi vijon ta shtojë kualitetin në vigjilje të sezonit të ri. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka zyrtarizuar Filip Kostic , lojtar që vjen pas një suksesi historik në Europa League me Frankfurtin .
Akordi ndërmjet juventinëve dhe gjermanëve është finalizuar për 16 milionë euro dhe 29 vjeçari mbërrin në ‘’ Allianz Stadium ‘’ si një ndër mesfushorët më të vlerësuar të Bundesligës në vitet e fundit.
Filip Kosticit i mbetej edhe një vit kontratë dhe drejtuesit e Frankfurt kanë përfituar për të mos rrezikuar largimin e tij me parametër zero në merkaton e ardhshme.
Përforcimi i krahut të majtë të mesfushës ishte një ndër kërkesat e Massimiliano Allegrit dhe një aspekt favorizues i ishi-t të Groningen është se mund të adaptohet shumë shpejt në disa pozicione dhe mund ti krijojë avantazhe Juventusit në sezonin vijues.
Italianët nuk mendojnë gjë tjetër veçse rifitimit të vlerave të dikurshme me anë të cilave dominuan totalisht Scudetton dhe arritën në dy finale Champions League , fatkeqësisht të humbura , kundër Barcelonës dhe Real Madridit.
Traineri 55 vjeçar është një ndër figurat më të rëndësishme të këtij Juventusi, me të cilin numeron pesë Serie A , katër Kupa Italie dhe dy Superkupa , statistika që e shëndërrojnë në një ndër trainerët më të suksesshëm në historinë rekordmenëve të Scudettos.



