
Koha kalon dhe e ardhmja e Mauro Icardit vijon të jetë e lidhur ngusht me Serinë A .
Argjentinasi kaloi një eksperiencë të mrekullueshme në një ndër pesë kampionatet më të fortë të Europës , fillimisht me Sampdorian e më pas tek Interi .
Huazimi tek Paris St Germain shënoi rënien e golashënuesit i cili tashmë është në një moshë të pjekur dhe e ka të qartë se vendimarrjet janë shumë të rëndësishme.
Milani dhe Napoli, duke e njohur me detaje për shkak se e kanë patur kundërshtar kur aktivizohej tek zikaltërit do të zhvillojnë një duel të ashpër për 29 vjeçarin i cili është në kërkim të një tjetër shansi për të treguar se sa vlen dhe parashikimet tregojnë se Italia përsëri do të jetë streha e sulmuesit nga Rosario.
Arritjet me ‘’ Les Pariziens ‘’ lënë shumë për të dëshiruar sepse të qënit opsioni B nuk po e ndihmon aspak Mauro Icardin për të avancuar dhe merkatoja e verës mendohet se do ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Parque de Prince ‘’, gjatë të cilës ka patur vetëm që nuk e kanë ndihmuar për vazhdimësinë.
Ishi i gjenovezëve kërkon të rikuperojë patjetër formën e dikurshme dhe të shëndërrohet në atë sulmuesin që impresiononte me Interin dhe Calcio prej shumë kohësh vijon t’ia mbajë të hapura dyert për rikthimin në kampionatin ku e ka ndierë veten një lider me kampionët në fuqi të tij.
Në lidhje me performancën e kuqezinjve duhet theksuar se çdo gjë ka ecur ashtu siç parashikohej në fillimin e kampionatit, të cilëve i mbetet vetëm transferta me Sassuolon për tu shpallur kampionë ndërsa Interi pret Sampdorian në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ me sytë gjithmonë nga ‘’ Mapei ‘’ duke shpresuar në gabimin e rivalëve të përjetshëm.
Bëhet hera e disatë që pretendentët në Serinë A duan ta rikthejnë Icardin sepse në të kaluarën edhe Roma me Juventusin shfaqën Interes dhe s’duhet të nënvlerësohen në asnjë moment sepse fundi mund të rezultojë befasues .



