Arsenali , interes për Paqueta

Arsenali , interes për Paqueta

 Pavarësisht se West Hami ka shfaqur ulje-ngritje të shpeshta në këtë sezon në Premier League , nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me Europa Leaguen

 Londinezët kanë spikatur dhe kanë mbërritur deri në gjysëmfinale dhe sigurisht një ndër lojtarët më determinantë të skocezit David Moyes ka rezultuar Lucas Paqueta.

Arsenali në orët e fundit ka ndezur motorrët për mesfushorin , i cili në merkaton e verës do të ketë shansin për ti ngjitur shkallët në karrierë dhe të bëhet përsëri pjesë e një ekipi elite pas eksperiencave tek Milani dhe Lyoni.

Në gushtin e 2022-shit, West Hami akordoi transferimin e 25 vjeçarit për shifrën e 43 milionë eurove por ‘’ The Gunners ‘’ do ti masin forcat me të tjerë ekipe të njohur për lojtarin nga Rio De Janeiro.

Duhet theksuar se nën drejtimin e Mikel Artetas kryeqytetasit kanë zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend dhe kanë luftuar për tu rikthyer tek titulli kampion por momentalisht Manchester City i ka kaluar në renditje, edhe pse mbeten edhe katër javë për tu mbyllur sezoni dhe gara është e hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy