
Në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ vijojnë të thuren planet për përsëritjen e sezonit të kaluar , me një tjetër lider në pankinë dhe një uri të madhe për arritjen e këtij objektivi .
Zikaltërit janë një ekip shumë kompetitiv që do të mbahen mend gjatë në historinë e futbollit sepse mposhtën Juventusin pas 9 viteve suksesi në Scudetto , nën drejtimin e Antonio Contes i cili tejkaloi çdo parashikim.
Për sa i përket merkatos Interi është paksa i limituar për arsye se vijon të ketë shqetësimin e problemeve ekonomike por drejtuesit kanë mbledhur forcat dhe i janë vënë pas yllit të Salzburgut Noah Okafor, për të cilin austriakët shpenzuan 11 milionë euro në 2020-tën.
Në ofensivën e skuadrës nga Milano ka rënë entuziazmi sepse argjentinasi Lautaro Martinez ka gati dy muaj pa shijuar emocionet e golit dhe për Simone Inzaghin kjo situatë konsiderohet katastrofike.
Largimi nga Champions League i la një shije të hidhur 19 herë kampionëve të Serisë A dhe me afrimin e merkatos po bëhen llogaritë pa anashkaluar vëmëndjen nga kampionati .
Me Alexis Sanchez të dyzuar dhe Edin Dzeko-n afër të 35-tave , është e domosdoshme për italianët që të rifreskojnë sulmin dhe 21 vjeçari ka treguar se mund të shkojë shumë larg.
Arritja me shpejtësi tek suksesi nuk ka fituar vetëm zemrën e interistëve por edhe të Dortmundit, Hertha Berlinit , Leverkusenit, Leipzigut , Sevillas apo Newcastle United , që janë gati për një duel shumë të ashpër dhe mund ta trondisin në çdo moment Interin.
12 gola dhe 6 asiste në 26 sfida janë ndjekur nga rritja e kartonit deri në 25 milionë euro por duke qenë se janë disa ekipe të përfshira , mbi të ardhmen është ende herët për të dhënë një verdikt të qartë .



