Atletico Madridi, në garë për Baenan

Atletico Madridi, në garë për Baenan

 Pas Arsenalit dhe Chelseat , ekipe që do të zhvillojnë një tjetër derbi në merkato,  edhe Atletico Madridi ka treguar interes për Alex Baenan .

Mesfushori ka patur një ecuri të shkëlqyer me Villarealin, arsye e mjaftueshme për tu pretenduar nga ekipe cilësorë.

Drejtuesit e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ janë të ndërgjegjshëm për potencialin e tyre , sidomos të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe ‘’ Topchinjve ‘’, të cilët mund t’ia hapin derën e largimit nga ‘’ La Ceramica ‘’ në verë.

Pavarësisht kontratës së firmosur deri në 30 qershorin e 2025-sës , oferta në drejtim të spanjollëve mund të rezultojë e parefuzueshme duke patur parasysh edhe se klauzola e prishjes së saj arrin 35 milionë eurot.

Megjithatë , edhe pse mbetet një ndër më të mirët e Quique Setien , ndryshimi ambjentit mund të shoqërohet edhe me fitimin e trofeve në të ardhmen, për një lojtar i cili e ka ndihmuar ekipin nga Castellon për të avancuar , në Spanjë dhe Europë.

‘’ Los Colchoneros ‘’ do ta kenë shumë të vështirë , edhe për faktin se po zhvillojnë një sezon tejet larg pritshmërive , i cili mund të ndikojë për mosarritjen e këtij akordi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy