Manchester United : 60 milionë për Nkunkun

Manchester United : 60 milionë për Nkunkun

Mesfushori Christopher Nkunku do të jetë pa dyshim një ndër protagonistët e merkatos së verës .

Francezi ka arritur një nivel për tu duartrokitur me Leipzigun dhe ekipet e njohura  kanë filluar ti trokasin në derë .

Një ndër më të përfolurit është Manchester United i cili fatkeqësisht do të performojë në Europa League sezonin vijues me Erik Ten Hag në stol .

‘’ The Red Devilsat ‘’ janë të ndërgjegjshëm për risitë që mund ti sjellë ofensivës 24 vjeçari dhe i kanë ofruar më tepër se 60 milionë euro Leipzigut. 

Kjo shifër e kalon atë të Parisit dhe Real Madridit dhe momentalisht  avantazhon anglezët për ta transferuar talentin në ‘’ Old Trafford ‘’.

Traineri hollandez ka rikthyer shpresën tek Manchester United dhe do të tregojë aftësitë në Europa League dhe njëkohësisht  do të luftojë për të ndryshuar historinë në Premier League , aty ku kjo skuadër është shpallur 20 herë kampione përgjatë historisë .

Kështu si kanë vijuar ngjarjet , e ardhmja e Christopher Nkunkut është tejet e sigurtë dhe një ndër elementët më të spikatur të ishi-t të Paris St Germain është përshtatja në disa pozicione , aspekt që mund të avantazhojë funksionimin e skemave të ishi-t të Ajax Amsterdamit i cili e meriton të konsiderohet ndër trainerët më të mirë të aktualitetit.

Në plan të parë  diferenca e drejtimit të Manchester United dhe Ajax Amsterdamit është shumë e madhe jo vetëm për arsye të historikut dhe fatmirësisht 52 vjeçari gëzon mbështetjen e drejtuesve në funksion të rikthimit të britanikëve aty ku e meritojnë .

35 gola dhe 15 asiste në 52 sfida konsiderohen një sukses më vete për Christopher Nkunkun dhe  duke ditur vështirësitë e hasura në sezonet e fundit , Manchester United duhet të mundohet me çdo kusht t’ia vërë kapakun kësaj eksperience dhe të insistojë për fitmin e titujve të rëndësishëm në të ardhmen  .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy