Vllaznia fitoi Kupën, Dede: E meritojnë të festojnë, triumfoi skuadra që luajti më mirë

Vllaznia fitoi Kupën, Dede: E meritojnë të festojnë, triumfoi skuadra që luajti më mirë

Trajneri Nevil Dede, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCNTV, është shprehur se te Vllaznia e meritojnë të festojnë fitimin e Kupës, për sezonin që kanë bërë.

“Kthimi i tifozëve është një lajm i mirë dhe jep një shenjë pozitive. Në stadium kishte më shumë shkodranë sesa të Skënderbeut. Meritojnë të festojnë dhe me plot gojë mund të them se e meritojnë.

Vllaznia pritej të kishte zotërimin e topit. Ishte ndeshje  barabartë deri në 30 minutat e para. Kur Da Silva filloi të lëvizë midis mbrojtjes, ndryshoi loja për Vllazninë. Pritej më shumë nga Vllaznia. Deri në fund ndeshja u bë më e bukur, për faktin se nuk po shikohej më gol. Një ndeshje që besoj se e fitoi skuadra që luajti më mirë. Të dyja skuadrat mund të bënin më shumë. Skënderbeu priste që të mos pësonte gol dhe kur minutat kalonin, prisnin shansin që të godisnin. Memelli duhet të rrezikonte pak më shpejt.”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy