Shënon 3 gola për 21 minuta, ish-sulmuesi i Kukësit nxjerr jashtë Europe Bitrin

Shënon 3 gola për 21 minuta, ish-sulmuesi i Kukësit nxjerr jashtë Europe Bitrin

Rrugëtimi i Astana në Conference League është mbyllur ditën e sotme. Kazakët janë eliminuar nga skuadra finlandeze e KuPS. Pas ndeshjes së parë që u mbyll në barazim 1-1, ajo e kthimit e cila u zhvillua ditën e sotme, ishte me të vërtetë spektakolare, teksa u shënuan plot 7 gola.

Ishte ish-sulmuesi i Kukësit, braziliani Rangel, i cili i futur në fillim të pjesës së dytë në fushë, realizoi 3 herë për KuPS, me këta të fundit që triumfuan 3-4 dhe u kualifikuan më tej.

Rangel realizoi në minutat 53’, 61’ dhe 74’, ndërsa golin e katërt për KuPS e shënoi Ikaunieks në minutën e 77-të.

Tek Astana luan edhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri, i cili në ndeshjen e sotme ishte titullar, por nuk ia doli dot të lërë shenjë. Kujtojmë se Lucas Rangel ishte pjesë e Kukësit në sezonin 2016/2017, duke e mbyllur aventurën shqiptare me tre gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy