Shqipëria U-19 nis kualifikueset me humbje, në “Elbasan Arena” fiton Irlanda

Shqipëria U-19 nis kualifikueset me humbje, në “Elbasan Arena” fiton Irlanda

Shqipëria U-19, ka nisur kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë me humbje. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku, u mposht me rezultatin 3-1 nga Irlanda.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë nuk ia dolën të marrin dot fitoren. Irlandezët kaluan të parët në avantazh me O’Mahony në minutën e 5-të, ndërsa barazoi për Shqipërinë Krasniqni në minutën e 23-të.

Ishte përsëri O’Mahony, i cili kaloi Irlandën në avantazh në minutën e 56-të, ndërsa 3 minuta më vonë Umeh vulosi shifrat, duke shënuar për 3-1.

Kjo ishte ndeshja e parë në Grupin e Shqipërisë, aty ku ndodhen gjithashtu edhe Belgjika e Sllovenia, të cilat barazuan 1-1 mes tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy