
Pavarësisht zërave të kohëve të fundit të cilët lidheshin me një largim të David De Geas nga ‘’ Old Trafford ‘’ , besohet se e ardhmja e gardianit të tre shtyllave do të jetë tek Manchester United.
Sipas Fabrizio Romanos , negociatat vijojnë dhe 32 vjeçari është drejt arritjes së akordit, i shoqëruar me reduktimin e pagës.
Fillimisht Erik Ten Hag nuk e shikonte pjesë të së ardhmes së ‘’ The Red Devilsave ‘’ por në muajt e fundit paraqitjet e David De Geas kanë bërë që hollandezi të mendojë ndryshe, fakt i cili po e dërgon drejt rinovimit të kontratës me anglezët.
Që pas përfundimit të Botërorit të Katarit, ishi i Atletico Madridit është aktivizuar në 17 sfida , në të cilat pësoi 13 gola dhe 13 prej tyre u fituan nga të besuarit e Erik Ten Hag .
Pritet që niveli i tij të vijë në rritje dhe sigurisht drejtuesit e Manchester United kanë marrë vendimin e duhur për të siguruar për më gjatë qëndrimin e kryeqytetasit edhe për shumë kohë në të quajturin ndryshe ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.



