Inter avancon për Marcus Thuram

Inter avancon për Marcus Thuram

Puna në funksion të sezonit të ri ka filluar tek Interi , ekip të cilit i duhet shumë punë për të arritur përsëri majat.

Me Simone Inzaghin në stol, zikaltërit po avancojnë drejt objektivave dhe ditën e djeshme arritën të kualifikoheshin për në fazën me eleminim direkt në Champions League.

Për të qëndruar në këto nivele duhen ndërhyrje gjatë merkatos dhe  tekniku italian tanimë është bindur nga sulmuesi i Borussia Monchengladbahu-t Marcus Thuram. 

Falë shkëlqimit me gjermanët , francezi është pretenduar edhe nga ekipe të tjerë të elitës, me të cilët do të luftojë deri në fund edhe Interi pasi objektivi mbetet ulja nga froni i rivalëve të përjetshëm në Itali dhe avancimi në Champions League.

Deri më tani, ishi i Lazios ka treguar se projekti ambicioz i tij është në rrugën e duhur por fuqizimi i pozicioneve të cilët s’kanë bindur mbetet prioritet për 46 vjeçarin.

Marcus Thuram po vijon në hapat e babait të tij, legjendës Lilian Thuram , ish kampioni i botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’. 

Megjithatë, transferimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të varet nga largimi ose jo i Joaquin Correas apo Edin Dzekos , gjatë një merkatoje e cila si gjithmonë parashikohet emocionuese dhe me shumë të papritura .

25 vjeçari po impresionon çdo javë me Borussia Monchengladbahu-n dhe deri në momentin që flasim numëron 11 gola në 13 sfida , një statistikë për tu marrë seriozisht në konsideratë nga ish kampionet e Scudettos .

Kalimi i fazës së grupeve në Champions League është një sukses më vete sepse italianët lanë jashtë kompeticionit më prestigjoz europian Barcelonën e Xavi Hernandezit , ndër ekipet më të frikshëm në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy