
Theo Hernandez ka rinovuar kontratën me Milanin. Ka qenë vetë klubi kuqezi, që ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me mbrojtësin e majtë.
Francezi ka rinovuar kontratën me Milanin deri në vitin 2026 dhe përveç kësaj do të ketë edhe rritje të pagës.
Mbrojtësi u bashkua me skuadrën italiane në verën e vitit 2019 dhe nga ajo kohë, ka treguar paraqitje të shkëlqyera, duke u kthyer edhe në nja nga lojtarët e preferuar të tifozëve.
Në 108 ndeshje të zhvilluara, mbrojtësi i krahut të majtë, ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 18 asistime.



