
Shqipëria do të luajë një miqësore me Spanjën më 26 mars, teksa së fundmi ka ndryshuar orari për këtë sfidë.
Fillimisht ishte planifikuar që kjo ndeshje të luhej me fillim nga ora 19:00, por pas kërkesës së Federatës Spanjolle të Futbollit dhe konsultimeve me FSHF dhe UEFA-n është rënë dakord që miqësorja të nisë në ora 19:45.
Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së kombëtares shqiptare për ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, që startojnë në muajin qershor. Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.



