Vllaznia marshon në krye, hakmerret ndaj Kukësit (VIDEO)

Vllaznia marshon në krye, hakmerret ndaj Kukësit (VIDEO)

Kukësi është dorëzuar me rezultatin 0-1 kundër Vllaznisë, e cila është hakmarrë ndaj verilindorëve për atë humbje të vetme që kanë shkodranët deri në këtë fazë të kampionatit.

Në Elbasan Arena vendimtar për supersfidën e javës së 14 u tregua Arlind Kalaja, i cili përfitoi nga një top i grushtuar jo mirë nga portieri Tafa.

Me këtë fitore Vllaznia vijon të shkëputet pa kërcënimin e asnjë ekipi në majë të Superligës. Aktualisht ekipi shkodran është në kuotën e 32 pikëve, 9 më shumë se Teuta ndjekëse, e cila po sot mposhti 2-0 Bylisin në Niko Dovana.

Sakaq kjo humbje thellon akoma më shumë krizën te Kukësi. Për verilindorët kjo është disfata e katërt radhazi në kampionat dhe e pesta në gjashtë ndeshjet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy