
Në Bundesligë së fundmi shumë lojtarë po spikasin, tashmë të pretenduar nga ekipet e elitës në kontinentin e vjetër.
Ai i Eintracht Frankfurtit Omar Marmoush po evidenton se mbetet një ndër më të mirët e këtij kampionati, për të cilin drejtuesit e Arsenalit kanë nisur tratativat për ta transferuar në Londër.
Mikel Arteta e ka kërkuar prej kohësh një sulmues dhe po punohet me shumë përkushtim për t’ia plotësuar dëshirën.
25 vjeçari ka bërë hapa të sigurtë drejt të ardhmes dhe interesi i kryeqytetasve e përforcon idenë se kemi të bëjmë me një element i cili ja vlen të merret në konsideratë.
Ishi i Wolfsburgut shquhet për mënyrën se si triblon, shpejtësinë dhe gjithashtu është një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival.
Në një kampionat si Bundesliga është e vështirë të spikasësh për arsye të rivalitetit por nxënësi i Dino Toppmoller i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat deri më tani, fakt që ka ndikuar edhe tek rritja e vlerës së kartonit, edhe pse momentalisht nuk bëhet me dije.
13 herë kampionët e Premier Leagues janë kandidatë potencialë për ta transferuar Omar Marmoush në ‘’ Emirates ‘’, një referent edhe tek Egjipti.



