Atletico Madridi, mendon për Marco Asension

Atletico Madridi, mendon për Marco Asension

Transferimi tek Fenerbahçe ka rezultuar një goditje e qëlluar në shenjë nga Marco Asensio.

Mesfushori e ka rikuperuar terrenin e humbur në të shkuarën, për të cilin do të luftojë fort Atletico Madridi.

 Merkatoja e janarit është shumë afër dhe 29 vjeçari mund të rikthehet në Spanjë por duhet nënvizuar se do të jetë e vështirë për ‘’ Los Colchoneros ‘’ ta largojnë nga ‘’ Saracoglu ‘’. 

Në 16 sfida ishi i Aston Villas ka kontribuar me 8 gola dhe 5 asiste dhe tashmë është një referent në 11-shen e formuar nga Domenico Tedesco. 

Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për fantazistin, atje ku e pret Diego Simeone dhe një ekip tejet kompetitiv. 

Kapaciteti në metrat e fundit dhe kreativiteti gjatë sfidave i kanë dhënë turqëve një avantazh gjatë sezonit aktual dhe njohja shumë e mirë e La Ligas mund ti shërbejë kryeqytetasve për të arritur tek titujt në të ardhmen e afërt. 

‘’ El Cholo ‘’ vlerëson inteligjencën e tij, talentin dhe sidomos goditjet, të cilat në të shumtat e rasteve kanë përfunduar në gol. 

Muajt vijues do të jenë determinantë për lojtarin nga Palma de Mallorca, i cili e ka bërë krenar trainerin italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy