Ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare ikona e futbollit shqiptar, Sefedin Braho

Ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare ikona e futbollit shqiptar, Sefedin Braho

Ndërron jetë ikona e futbollit gjirokastrit dhe atij shqiptar, Sefedin Braho.  Legjenda e Luftëtarit, ekipit Gjirokastrit ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 71 vjeçare.

Sefedin Braho e nisi karrierën e tij artistike pa patur mbështetjen e askujt duke u bërë një nga sportistët më të mirë që kishte jo vetëm Luftëtari por e gjithë liga sportive.

Pas Gjirokastrës ai debutoi edhe tek ekipi i Partizanit duke lënë gjurmët e tij. Braho shkoi te Partizani i shumëpritur, por në të vërtetë dëshirën e kishte të qëndronte në Gjirokastër, pranë familjes. Në ndeshjen e tij të parë në këtë klub ai u përball me ish ekipin e vete ku shënoi 6 gola.

Dy vjet, ky ka qenë limiti kohor i qëndrimit të Brahos në klubin e kuq. Sefedin Braho është i vetmi futbollist që, si asnjë tjetër, erdhi, luajti dhe u largua nga Partizani me dëshirën e tij.

Ndërsa të gjithë e kishin ëndërr të luanin e të qëndronin me klubin ushtarak, pasi fama dhe karriera e një lojtari mund të startonte shumë mirë nga ky klub, për Brahon ishte  e kundërta, nuk linte dot Gjirokastrën.

Sefedin Braho mund të ishte futbollisti më i shpejtë i kampionateve shqiptare ndër vite. Me një start dhe sprint të tillë, rrallë kanë parë pistat dhe fushat e futbollit.

Një shpejtësi natyrale, një aftësi e tij e kombinuar me topin në lëvizje, driblimi, ishin cilësitë që e karakterizonin në individualitetin e tij.

Në testime fizike realizonte kohë rekord në garat e distancave të shkurtra, ideale dhe të admirueshme për atlet të nivelit të lartë të cilat spikaten prej momentit të parë.

Pavarësisht politikës së atyre viteve që u munduan ta dënonin dhe asaj që erdhi më vonë, e cila u mundua ta "joshte", Braho asnjëherë nuk u bë pjesë e saj.

Ish futbollist por përherë prezentë në çdo ndeshje të ekipit gjirokastrit, ekipit të zemrës për të dhënë këshilla të vlefshme për lojtarët e rinj.

Ai kurrë nuk pranoi të bëhej trajner, por mik i të gjithë lojtarëve. Sefedin Braho ka qenë dhe mbetet një ndër talentet e mëdha të futbollit tonë qe do ti mungojë të gjithëve.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy