Roma në sulm për David De Gean

Roma në sulm për David De Gean

Mbërritja e Jose Mourinhos në stol  e ka tjetërsuar filozofinë e Romës në lidhje me merkaton sepse  aksionet e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ janë bërë tepër të vrullshme .  ‘’ The Special One ‘’ nuk kërkon të kalojë thjesht një aventurë tek kryeqytetasit por  ti rikthejë në majën e futbollit italian por edhe më gjerë . Duke e njohur mentalitetin e portugezit arrihet lehtësisht në konkluzionin se do ti presionojë drejtuesit e Romës për ti plotësuar çdo dëshirë në merkato .  Pas Lucas Mouras dhe Eric Lamelas 58 vjeçari i ka hedhur sytë tek David De Gea .  Portugezi i njeh me detaje aftësitë e spanjollit dhe e konsideron të nevojshëm për revolucionin  që është duke përgatitur Roma .  Gardiani i Manchester United e ka humbur protagonizmin e mëparshëm sepse traineri Ole Gunnar Solskjaer ka preferuar të aktivizojë Dean Henderson në kuadratin e bardhë duke e lënë krejtësisht në hije David De Gean .  Interesi i  Romës është mjaft interesant sepse do ti shkaktonte një tjetër impakt madrilenit dhe do ti jepte shansin për të provuar veten në Serinë A , që do të ishte i treti kampionat në karrierë .  Pavarësisht ulje-ngritjeve konstante 30 vjeçari mbetet një portier për tu vlerësuar dhe  do ti vinte në ndihmë  Romës për ta siguruar këtë repart . Besohet se kalimi i Jose Mourinhos në ‘’ Olimpico ‘’ do të ndikojë tek vendimi i De Geas që është i tejngopur me mungesën e protagonizmit dhe ndërrimi i ambjentit mund të rezultojë një sukses . Impakti i një figurë të tillë në pankinë jo vetëm që i shton kreditet për Romën për  avancimin e mëtejshëm por i krijon qetësinë komponentëve të rëndësishëm  se është një shans që nuk duhet shpërdoruar për arsye se i afron akoma më shumë me titujt e munguar .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy