“Tirana nuk ka rivalë”, Dede: I merr presidenti, por merita është e Shehit

“Tirana nuk ka rivalë”, Dede: I merr presidenti, por merita është e Shehit

Trajneri Nevil Dede, është shprehur se ky kampionat ka treguar se Tirana nuk ka rivalë për sezonin aktual. Ne emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se bardheblutë e merituan fitoren ndaj Vllaznisë.

Dede më tej tha se merita është e trajnerit Shehi, ndonëse shpesh meritat i marrin presidentët për punët e mira.

Unë mendoj që Tirana është ekipi më i mirë i momentit. Bardheblutë nuk gabojnë dy herë, e kam thënë gjithmonë. Kanë gabuar në një ndeshje dhe i kemi parë që reagojnë direkt. Fati është pjesë e rëndësishme e futbollit, por për mua e merituan fitoren në Shkodër. Këtë sezon, Tirana ka treguar se nuk ka ndonjë skuadër që mund ta rivalizojë. Për këtë formë të Tiranës, është pa dyshim meritë e Orges Shehit. Pavarësisht punës së madhe nga Osmani dhe Halili, trajneri Shehi ka një meritë të veçantë.

Tirana ka shumë liderë në skuadër, por e di që liderët i bën stafi dhe drejtuesit nga jashtë. Seferi është lider i kampionatit jo i Tiranës. Shehi ka një meritë të veçantë, ndonëse shpesh e dimë që meritat i marrin presidentët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy