Derbi në Itali për Jakub Kiwior

Derbi në Itali për Jakub Kiwior

 Pas Interit edhe Milani ka nisur ofensivën për Jakub Kiwior.

Mbrojtësi po shkëlqen me Arsenalin dhe drejtuesit e kuqezinvje po mendojnë huazimin gjatë merkatos së verës, ndoshta me përfshirjen e një opsioni për blerjen e kartonit.

Megjithatë, traineri Mikel Arteta menjëherë është shprehur mbi këtë çështje, duke qenë se polaku është një lojtar stabël në 11-she dhe shpreson qëndrimin e tij në ‘’ Emirates ‘’.

Negociatat ndërmjet drejtuesve të ‘’ Djallit ‘’ dhe ‘’ Topchinjve ‘’ po avancojnë, skuadër e cila mund ta arrijë transferimin e 24 vjeçarit në ‘’ San Siro ‘’ vetëm nëse do ti përmbushë kushtet e londinezëve.

Jakub Kiwior e njeh shumë mirë Serinë A, duke qenë se në të kaluarën u aktivizua për Spezian për dy sezone dhe në janarin e 2023-shit vendosi të ndryshojë destinacion dhe u bë pjesë e ‘’ The Gunners ‘’ për 25 milionë euro.

Deri më tani nxënësi i spanjollit ka kontribuar në 16 sfida, të llogaritura këto në 711 minuta lojë por nëse do të vijojë me këto paraqitje, do të jetë e vështirë që të largohet nga Arsenali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy