
Barcelona ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 skuadrën e Chelsea në kuadër të 1/16 e finales së garës më prestigjioze evropiane për klube.
Por kjo ndeshje nuk është kaluar pa incidente, pasi tifozët e londinez u goditën nga rojet e sigurisë pas humbjes në "Camp Nou".
Këto momente duken kur rojet e sigurisë godasin me shkopinjtë tifozët anglezë, që më pas shkaktuan probleme të mëdha.

Mbështetësi i Chelseat i identifikuar si Rob, i cili pretendon të ketë filmuar incidentin, e përshkroi atë që ndodhi përmes rrjeteve sociale.
“Kjo ndodhi kur po largoheshim nga stadiumi,” shkroi ai në Twitter.
“Sigurimi në mënyrë agresive sulmoi tifozët, një mbështetës ka humbur edhe ndjenjat. Jashtëzakonisht ishin agresiv dhe krejtësisht të pa provokuar”, kishte shkruar në rrjetet sociale tifozi i Chelseat.
Por disa të tjerë thonë se ata nisën të bërtasin Barcelona është Spanjë dhe ky ka qenë momenti që ka sjellë edhe reagimin e rëndë të rojeve.
Ndryshe, Barcelona dhe Chelsea deri më tani nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident në afërsi të stadiumit Camp Nou.



