
Ecuria shumë e mirë me Gironan po i siguron pretendentë Miguel Gutierrezit.
Eshtë pikërisht ish ekipi i tij Real Madridi, drejtuesit e të cilit dëshirojnë rikthimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
23 vjeçari është formuar në kategoritë inferiore të kryeqytetasve, i cili prej tre sezonesh po shkëlqen me katalanasit.
Momentalisht konsiderohet një element kyç në skemat e trainerit Michel dhe një ndër lojtarët më premtues të futbollit spanjoll.

Duke qenë që sapo ka nisur merkatoja e janarit, traineri Carlo Ancelotti e konsideron një vlerë të shtuar në prapavijë dhe ky fakt demostron se numri një i stolit vijon të besojë fuqimisht tek potenciali i elementëve që janë rritur në akademinë e Real Madridit.
Megjithatë, për Gironan do të ishte një humbje largimi i Miguel Gutierrez nga ‘’ Montilvi ‘’, një ekip shumë kompetitiv, sidomos në La Liga.
Kur flitet për ‘’ Los Blancos ‘’, për çdo lojtar interesi i tyre përbën një emocion të veçantë dhe një privilegj për arsye se jo vetëm është një ndër ekipet më të suksesshëm të globit por gjithashtu një kandidat potencial për të fituar trofe në çdo sezon.



