Arsenal, superofertë për Vlahovic

Arsenal, superofertë për Vlahovic

Bindja e Fiorentinës se nuk do të mund të pengojë largimin e Dusan Vlahovic nga ‘’ Artemio  Franchi ‘’ shtohet dita ditës . Me statistikat e arritura çdo javë , sulmuesi e ka hapur derën për të provuar veten tek një ekip i  madh europian dhe luftës për 21 vjeçarin i është bashkuar Arsenali .  

‘’ Topchinjtë ‘’ i kanë bërë shumë shpejt detyrat duke dërguar ofertën në adresë të ‘’ Vjollcëve  ‘’  e cila konsiston në 85 milionë euro .

Dusan Vlahovic pas shumë sakrificash  ka arritur me meritë të klasifikohet ndër sulmuesit më të rëndësishëm të Europës , fakt që thekson një privilegj për të dhe një keqardhje për italianët sepse mund të humbasin gjatë merkatos ishi-n e Partizan Beogradit .

Sipas ‘’ La Gazzeta dello Sport ‘’  Mikel Arteta e vlerëson shumë kontributin e Dusan Vlahovic tek Fiorentina të cilin e konsideron zëvëndësuesin ideal të Alexandre Lacazettes , sulmues që e përfundon kontratën me londinezët në fundin e sezonit dhe ‘’ The Gunners ‘’ me kohë e kanë shprehur se janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për golashënuesin francez .

Pavarësisht se ka ngjitur shumë shpejt suksesin me një skuadër të dorës së dytë të Scudettos, njëkohësisht Dusan Vlahovic konsiderohet një rekordmen sepse në 16 sfida  ka shënuar  14 gola  duke  ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura .

Anglezët gjatë sezonit aktual do të kërkojnë domosdoshmërisht  të sigurojnë një vend në 4-she që do ti dërgonte direkt në Champions League dhe një akord i mundshëm me Dusan Vlahovic gjatë janarit mund të garantojë suksesin e munguar tek djemtë e Mikel Artetas  .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy