
Planifikimi në lidhje me sezonin e ardhshëm tek Barcelona ka nisur.
Drejtuesit dhe traineri Hansi Flick janë të ndërgjegjshëm se duhen prurje të reja sidomos në prapavijë dhe tanimë kanë nisur përpjekjet për arritjen e këtij objektivi.
Ai i rradhës aktivizohet për Romën. Bëhet fjalë për Evan Ndicka, i preferuari i Decos, drejtori sportiv i ‘’ Los Cules ‘’, gjithashtu ish mesfushor i tyre.
26 vjeçari ka lindur në Paris por përfaqëson Bregun e Fildishtë, prej tre sezonesh pjesë e ‘’ Verdhekuqve ‘’.
Afrikani shquhet si një lojtar tejet potent, efektiv në dyluftime dhe i vështirë për çdo rival.
Ishi i Auxurres i ka treguar aftësitë jo vetëm në Serinë A por edhe në kompeticionet europiane duke qenë se kryeqytetasit janë rregullisht pjesëmarrës.
Për më tepër vlerësohet për shpirtin e garës dhe dhënien e maksimumit në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje, kontrata e të cilit me ish fituesit e Conference Leagues nën drejtimin e Jose Mourinhos skadon në 2028-tën .
Parashikohet se interesi i ‘’ Blaugranëve ‘’ do të analizohet në mënyrë të detajuar nga Evan Ndicka, lojtar momentalisht me një vlerë kartoni prej 30 milionë eurosh.
Kjo shifër s’besohet se do të përbëjë problem për xhepat e Joan Laportas, edhe pse ndër vite Barcelona ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme në lidhje me këtë aspekt.
Në sezonin aktual nxënësi i Gian Piero Gasperinit ka kontribuar me 4 gola në 32 sfida dhe sakrificat e tij kanë filluar të shpërblehen me interesin e gjigandëve europianë.



