Disfata me Laçin, Osmani: Humbëm mentalitetin e fituesit, lojtarët janë jashtë forme

Disfata me Laçin, Osmani: Humbëm mentalitetin e fituesit, lojtarët janë jashtë forme

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas humbjes me Laçin.

Osmani u shfaq i zhgënjyer për rezultatin, duke thënë se disa lojtarë nuk janë në formë dhe kanë humbur shpirtin luftarak e mentalitetin fitues.

Çdo humbje nuk është e mirë. Sot ishte lojë e ngadaltë, pa dyluftimet. Shumicën i kemi humbur. Në sulm nuk kishim lëvizje. Kishim 4-5 lojtarë që rrinin në vijë, nuk shkëputeshim prej mbrojtjes së kundërshtarit. Shumë pak raste. Pjesa e dytë e njëjta gjë. Pasi morëm golin u munduam me ndërrime të freskojmë sulmin dhe nuk arritëm, rezultati është ky që është.

Them se pauza, përsa i përket freskisë na erdhi mirë. Ndoshta humbja e formës së disa lojtarëve e bën të veten. Nuk kemi shpejtësinë që patëm në periudhën e rezultateve të mira. Humbëm shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues. Mbeten dhe 5 ndeshje për t’u kthyer atyre rezultateve.

E përmenda për lojtarët jashtë forme. 1-2 lojtarë dhe bëhet diçka, por kur janë disa lojtarë është problem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy