
Pas një sezoni shumë të mirë tek Fenerbahçe, për Marco Asension në orët e fundit ka shfaqur interes Espanyol.
Drejtuesit e ‘’ Azulones ‘’ synojnë ta rikthejnë në La Liga mesfushorin, i cili ka kontribuar me 13 gola dhe 14 asiste në 37 sfida.
Ekstremi e provoi veten në të shkuarën tek kjo skuadër, ç’ka do të thotë se e njeh mjaft mirë.
Eksperienca dhe kualiteti në repartin ofensiv mund ti japë një shtysë bardhebluve për tu paraqitur denjësisht sezonin vijues duke qenë se mund të adaptohet shumë mirë si në krah ashtu edhe në qendër.
Katalanasit do të mundohen të kualifikohen për në Europë dhe për arritjen e këtij objektivi duhen lojtarë që bëjnë diferencën, në çdo pozicion.
Me 30 vite mbi supe dhe mënyrën se si luan sigurisht ishi i Aston Villas mund të jetë i duhuri jo vetëm për Espanyolin por edhe çdo ekip elite, fakt të cilin e provoi edhe në të shkuarën.



