
Pas largimit të Migen Memellit, Skënderbeu nuk ka humbur kohë për të zyrtarizuar trajnerin e ri.
Klubi korçar ka zyrtarizuar në stol, Skënder Gegën. Ish-trajneri i Partizanit dhe Kukësit, nga dita e sotme nis punën si trajner i Skënderbeut.
Objektivi është i qartë, mbijetesa në Superiore, diçka që duket shumë e vështirë, pasi momentalisht skuadra baredhekuqe renditet e fundit në tabelë.
Mësohet se pas një bisede mes presidentit Ardjan Takaj dhe trajnerit Skënder Gega, ky i fundit ka pranuar të firmosë një kontratë 1.5 vjeçare. Një mision i vështirë për Gegën, por do të kërkojë tashmë të shpëtojë Skënderbeun.



