Barcelona insiston për Andrey Santos

Barcelona insiston për Andrey Santos

Ndjekja e talentëve përtej kontinentit të vjetër sigurisht vijon të jetë një tendencë që ndiqet nga shumë ekipe të elitës .

Brazili dhe Argjentina historikisht kanë rezultuar destinacione të preferuara për arsye se në këto kampionate dalin lojtarë të cilët kanë befasuar çdokënd edhe në të kaluarën.

Andrey Santos i Vasco De Gamas është shëndërruar në një objektiv të Barcelonës , mesfushor i cili ka ditur të spikasë tek Vasco Da Gama .

‘’ Azulgranët ‘’ e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje duke e rikthyer vëmëndjen tek 18 vjeçari i cili pretendohet edhe nga Manchester City dhe Juventusi.

Si shumë të tjerë , Andrey Santos konsiderohet një ndër futbollistët më premtues për të ardhmen dhe Xavi Hernandez beson se mund të jetë një ndihmë për skuadrën e zemrës në vijimësi.

Rotacionet e shumta të spanjollit mund të rezultojnë më efikase me talentin brazilian dhe kuq e blutë i kanë ofruar 10 milionë euro Vasco Da Gamas për ti dhënë shansin të provojë veten në futbollin më kompetitiv në botë.

Jo vetëm për këtë lojtar por edhe shumë të tjerë , do të ishte një sfidë shumë e vështirë sepse Barcelona është një ekip që pretendon gjithmonë majat dhe normalisht duhet të jesh në çdo sfidë në formën optimale por s’duhen lënë pas as ‘’ The Citiziens ‘’ dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ , ekipe që përbëjnë një kërcënim për katalanasit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy