Koopmeiners, objektiv i Milanit

Koopmeiners, objektiv i Milanit

Gjatë kësaj merkatoje verore Milani ka rezultuar një ndër ekipet më aktivë , skuadër e cila zhvilloi një sezon shumë të mirë , por pa mundur të fitojë trofe . Në orët e fundit ka qarkulluar emri i Teun Koopmeiners, lojtar i cili përfaqëson Atalantën . Hollandezi konsiderohet një ndër nxënësit më shembullorë të trainerit Gian Piero Gasperini , skuadra e të cilit rikthehet në Europa League në sezonin vijues. Për largimin e mesfushorit , drejtuesit e të ashtuquajturit ‘’ La Dea ‘’ pretendojnë më tepër se 14 milionë euro. Ishi i Az Alkmaar e ka bindur trainerin Stefano Pioli dhe bergamaskët kanë shansin për të përforcuar arkat, pavarësisht se Teun Koopmeiners vijon të jetë një ndër më të mirët e zikaltërve . Nuk përjashtohet hyrja e të tjerë ekipeve në garë për 25 vjeçarin, i cili ka zhvilluar dy sezone me këtë skuadër . Ndërkohë Milani do të tentojë të rikthehet tek titujt në atë vijues, rival tejet i frikshëm në Scudetto dhe më gjerë. Teun Koopmeiners e finalizoi sezonin me 10 gola dhe 4 asiste në 35 sfida , statistika të shoqëruara me një nivel për tu marrë në konsideratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy