Interi ka bërë një lëvizje të dyfishtë në merkato, sa i përket repartit të sulmit.
Joaquin Correa, është larguar nga zikaltërit dhe do të vazhdojë karrierën te Marseille në Francë. Argjentinasi është transferuar në huazim për 2 milionë euro, me mundësi blerje për 13 milionë euro.
Interi nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin. Italianët kanë rikthyer Alexis Sanchez, i cili është pa kontratë dhe vjen me parametra zero.



