U mbyll në barazim 2-2, sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Në Korçë ishte një ndeshje e tensionuar nga fillimi në fund, ku të dyja skuadrat u shfaqën agresive në fushë.
Bradhekuqtë kaluan të parët në avantazh me Nikaj në minutën e 24, por shkodranët barazuan shifrat me Da Silva në minutën e 41, i cili përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen korçare.
Pjesa e dytë nisi me Vllazninë më kërkuese, që gjeti edhe golin e përmbysjes në minutën e 53 me Mustedanagic. Në minutën e 83, Skënderbeu barazoi shifrat me Zguron, i cili shënoi nga penalltia shumë e kontestuar nga shkodranët, ku u ndëshkua me të kuq edhe portieri Zogovic.
Me këtë barazim Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Skënderbeu mbetet i fundit me 17 pikë.



