
Pas vendimit për ti dhënë fund eksperiencës me Real Madridin Sergio Ramos është duke analizuar me detaje vendimin e të ardhmes . Së fundmi për spanjollin ka treguar interes Paris St Germain , skuadër që kërkon të përfitojë transferimin e 35 vjeçarit në ‘’ Parque De Prince ‘’ me kosto zero . Ky operacion thekson një problem më vete për Mauricio Pochettinon për shkak se do ti duhet të sakrifikonte Presnel Kimpembe ose Marquinhos të cilët kanë bërë shumë mirë me ‘’ Les Pariziens ‘’.
Përfshirja e andaluzit në 11-shen e formuar nga ishi i Tottenham Hotspurit do ti jepte një shtysë më tepër funksionimit të repartit defensiv por transferimi i Achraf Hakimit në kryeqytetin francez imponon ndryshimin e taktikës me treshen Ramos – Marquinhos – Kimpembe në prapavijë në funksion të rikuperimit të mentalitetit fitues dhe rikthimit tek suksesi në kampionat edhe më gjerë .
Fitimi i titullit nga Lilla i ka vënë përpara përgjegjësisë drejtuesit e Paris St Germain të cilët e kanë kuptuar me kohë se për të aspiruar për gjëra të mëdha në sezonin vijues është e domosdoshme një merkato cilësore .
Por pavarësisht këtij aspekti objektivi kryesor i liderve të Paris St Germain me në krye Nasser Al Khelaifin është fitimi i Uefa Champions Leagues , kompeticion që mbetet ëndërra në sirtar për 9 herë fituesit e Ligue 1 të cilët shpresojnë që një ditë ta bëjnë pjesë të vitrinës .



