
Mevlan Adili, është zyrtarizuar te skuadra e re. Pas largimit nga Vllaznia, mbrojtësi do të vazhdojë karrierën në Rusi.
Lojtari ka firmosur me SKA Kabarovsk, ekipit që luan në kategorinë e dytë ruse. Adili ka firmosur për një sezon, më mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.
28-vjeçari ishte pjesë kryesore e prapavijës së Vllaznisë në dy sezonet e kaluara, por në fund ai vendosi të mos rinovonte me shkodranët, për t’u larguar si lojtar i lirë, meqë kishte marrë oferta në kampionate të tjera.
Me shkodranët, mbrojtësi fitoi dy Kupa të Shqipërisë, ku te e fundit në sezonin që lamë pas, ishte edhe protagonist me një supergol.



