Al- Hilal, interes për Vinicius Junior

Al- Hilal, interes për Vinicius Junior

  Momentalisht e ardhmja e Vinicus Junior në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ vijon në dyshim.

Braziliani ka mbetur i pakënaqur me rolin që i ka dhënë Xabi Alonso, fakt i cili e ka përkeqësuar situatën tek Real Madridi. 

Mirëpo, sulmuesit asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët, për të cilin Al-Hilal ka shfaqur interes. 

Presidenti Fahad bin Nafil ka ofruar mbi 100 milionë euro për 25 vjeçarin, shifër e cila mund ta bindë për të lënë Spanjën dhe të fillojë një tjetër aventurë në Arabinë Saudite. 

Falë potencialit klubet arabe kanë arritur objektivat gjatë merkatove dhe pritet që kjo tendencë të rritet me kalimin e kohës. 

Paraqitjet e shkëlqyera të Kylian Mbappes apo edhe të Arda Guler e kanë lënë disi në hije ishi-n e Flamengos dhe nëse nuk je në lartësinë e duhur, diçka e tillë tek ‘’ Galaktikët ‘’ nuk tolerohet. 

Sigurisht vendimet e numrit një të stolit e kanë ndryshuar dinamikën e ngjarjeve pasi në të shkuarën Vinicius Junior ishte titullar i padiskutueshëm tek spanjollët. 

Interesi i klubeve të këtij kampionati mbetet një kërcënim për klubet e elitës në Europe në lidhje me qëndrimin e peshave të rënda për arsye të ofertave astrononike, të vështira për tu refuzuar. 

Deri në këtë moment Vinicus Junior ka shënuar 2 gola në 5 sfida dhe në vijimësi drejtuesit duhet të marrin një vendim, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Madridi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy