
Pas largimit të Sergio Conceiçaos, tek Milani ka filluar menjëherë puna për ti gjetur zëvëndësuesin.
Disa emra janë analizuar gjatë kësaj periudhe dhe më bindësi është Massimilliano Allegri.
Ishi i Juventusit e ka eksperiencën e duhur mbi supe për ti dërguar kuqezinjtë drejt titujve në vijimësi, edhe pse është një detyrë tejet e vështirë.

57 vjeçari i njeh shumë mirë shtatë herë kampionët e Champions Leagues, të cilët i drejtoi në të shkuarën dhe mund ti rikthejë përsëri buzëqeshjen, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Ndërkohë, në zyrat e ‘’ San Siros ‘’ tashmë ka filluar të ndihet entuziazmi duke qenë se flitet për një trainer tejet cilësor, i cili gjatë karrierës ka drejtuar vetëm në Itali.
‘’ Djallin ‘’ e presin shumë sfida në të ardhmen, si në Champions League ashtu edhe në Serinë A dhe firmosja me Massimilliano Allegrin mund të rezultojë determinante për arritjen e objektivave.



