Hoxhallari drejt kalimit në Rumani, Tirana duhet të gjejë mbrojtës

Hoxhallari drejt kalimit në Rumani, Tirana duhet të gjejë mbrojtës

Tirana u shpall zyrtarisht kampione e Shqipërisë, pasi mposhti Partizanin në derbi. Megjithatë duket se pas një sezoni të shkëlqyer me bardheblutë, disa nga lojtarët pritet të largohen.

I pari që do e bëjë diçka të tillë është mbrojtësi Erion Hoxhallari. Ky i fundit pritet ta vazhdojë karrierën në Rumani, te skuadra e UTA Arad, aty ku luan edhe ish-lojtari tjetër i Tiranës, Idriz Batha.

Mediat rumune e bëjnë të kryer si operacion dhe zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt. Mbrojtësi doli nga kryeqytetasit dhe mbajti veshur fanellën bardheblu në Superligën shqiptare, përjashtim bëjnë sezonet ku u dërgua në huazim te Teuta dhe Laçi.

Me paraqitjet e tij ra në sytë e Kombëtares, me të cilën dhe është grumbulluar. Hoxhallarit i mbaronte kontrata në fundin e këtij sezoni, të cilën e zgjati vetëm afër fundit të muajit shkuar deri në vitin 2023.

Mbetet për t’u parë nëse Tirana do përfitojë diçka nga largimi i Hoxhallarit në klubin rumun, që mban vendin e tetë në renditje dhe ndodhet në ligën e parë prej dy vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy