Plani B i Joao Felix

Plani B i Joao Felix

Pavarësisht se në ditët e fundit e ardhmja e Joao Felix është lidhur ngusht me kalimin e mundshëm tek Barcelona, problematikat e spanjollëve në aspektin ekonomik ia reduktojnë shanset për ta transferuar portugezin në ‘’ Camp Nou ‘’. Gjithsesi nuk mbetet me kaq pasi Al- Hilal në Arabinë Saudite pretendon shërbimet e sulmuesit, skuadër që mund ti shërbejë për tu rikthyer edhe më i fortë në një të ardhme të afërt në Europë . Në të kaluarën , drejtuesit e Atletico Madridit shpenzuan 128 milionë euro për 23 vjeçarin duke e shëndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e këtij klubi por eksperienca në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ nuk ka rezultuar ajo e pritura. Huazimi tek Chelsea pothuajse nuk i ka shërbyer për asgjë Joao Felixit, i cili është ende shumë larg atyre paraqitjeve me Benfikën, të cilat e shëndërruan në një ndër sulmuesit më cilësorë në kontinentin e vjetër. Interesi i klubeve nga Arabia Saudite vijon të jetë një kërcënim për ekipet e elitës europiane dhe deri më tani është provuar me transferimet e bujshme në këtë kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy