Igli Tare mund të largohet nga Lazio, në verë, aty ku mban postin e drejtorit sportiv.
Në fund të sezonit, shqiptarit i skadon kontrata me Lazion dhe gjasat janë që palët të ndajnë rrugët.
Nuk ka shenja për një rinovim dhe në verë Tare do të dalë i lirë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në të ardhmen, 49-vjeçarin mund ta shikojmë te Juventusi.
Në Itali thonë se Juventusi është hedhur në sulm për të marrë Taren. Pezullimi i ish-drejtuesve sportiv tek “Zonja e Vjetër” pas falsifikimit të dokumenteve ka bërë që tek bardhezinjtë të mos humbin kohë dhe të kërkojnë për një menaxher të ri dhe emri më i përfolur është ai i shqiptarit.



