Arsenali dhe Liverpooli, duel për Mbappe

Arsenali dhe Liverpooli, duel për Mbappe

Pavarësisht interesit të Real Madridit për Kylian Mbappe, edhe në Premier League ka filluar një garë ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit për francezin.

Kontrata e ishi-t të Monacos me Paris St Germain përfundon në 30 qershorin e 2024-tës, i cili në të kaluarën theksoi se e admiron trainerin Jurgen Klopp dhe lojën që zhvillon Liverpooli.

Gjithsesi edhe ‘’ Topchinjtë ‘’ konsiderohen një rival serioz, të cilët mund ta përballojnë koston e këtij operacioni.

Do të jetë një sfidë e vështirë dhe ndoshta me të papritura gjatë merkatos se verës duke qenë se flitet për një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, prezenca e të cilit për çdo ekip do të konsiderohej një privilegj.

Nuk përjashtohet as qëndrimi në ‘’ Parque de Prince ‘’ por gjithçka do të varet nga performanca e ‘’ Les Pariziens ‘’ në vijimesi, objektivi i të cilëve është vijimi për më tej në Champions League, pasi deri më tani në Ligue 1 kryesojnë në renditje.

16 gola dhe 2 asiste në 16 sfida flasin qartë se kemi të bëjmë me një element shumë të rrezikshëm në metrat e fundit, tejet i sikletshëm në duelet një kundra një dhe një ndër nxënësit më shembullorë të trainerit Luis Enrique.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy