Partizani, Ekuban: Detyra imë është të shënoj sa më shumë dhe te realizoj me objektivin titull

Partizani, Ekuban: Detyra imë është të shënoj sa më shumë dhe te realizoj me objektivin titull

Ai është lojtari i momentit tek skuadra e Partizanit ku në shtatë ndeshje ka shënuar katër gola. Bëhet fjalë për sulmuesin Ekuban i cili po shkelëqen tek të kuqëtë që pas ardhjes së Starovës në krye të pankinës. Në konferencën për shtyp Ekuban është shprehur se detyra e tij është që të shënojë sa më shumë gola. Ndërkohë thekson se diferenca prej katër pikësh me Skënderbeun i jep më tepër motivim skuadrës që të jap më të mirën.

Pozicioni im natyral sigurisht është si sulmues i djathtë, por edhe me ardhjen e Starovës në drejtimin e skuadrës golat i kam shënuar si sulmues qendre ndaj mendoj se nuk përbën problem pozicioni ku luaj, por e rëndësishme është të jem në vendin dhe momentin e duhur për të shënuar. Sigurisht diferenca e shkurtuar nga 7 në 4 pikënga Skënderbeu na jep edhe më shumë karikim për takimet e ardhshme, mendoj se kampionati tashmë ka hyrë në fazën më interesante të tij. Objektivi im personal është të shënoj sa më shumë gola me Partizanin , golat e mi i shërbejnë skuadrës, nëse shënoj dhe ekipi fiton mendoj se ky është maksimumi” tha Ekuban.

Më tej ai thuri elozhe dhe për kampionatin shqiptarë.

“Deri tani ndihem mjaft mirë në Shqipëri , të jem i sinqertë nuk e prisja një futboll të tillë këtu , sepse po konstatoj që është një kampionat dhe futboll shumë kompetitiv . Kur mbërrita më informuan që rival për titull ishte vetëm Skënderbeu , por në luftë për titull shoh edhe Tiranën me dhe Kukësin . Është një kampionat shumë kompetitiv dhe sinqerisht e them që po më pëlqen që jam pjesë e kampionatit tuaj” përfundoi Ekuban./Fatjon Baze, TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy