
Prej vitesh tashmë Real Madridi ka vënë në dukje se nuk ka patur vazhdimësi në krahun e djathtë të mbrojtjes pavarësisht se është mbështetur tek Lucas Vazquez që nuk është aktivizuar në pozicionin e tij , Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola, lojtar që momentalisht ndodhet i huazuar tek Fiorentina .
Për Carlo Ancelottin do të jetë një detyrim për ta mbyllur këtë kapitull në merkaton e janarit dhe në ditët e fundit emri i Gonzalo Montiel ka qarkulluar në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.
Argjentinasi është një pilar i domosdoshëm tek Sevilla dhe ka treguar vlerat që në sezonin e parë në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ . 24 vjeçari është produkt i akademisë së River Plate , një ndër skuadrat më të famshme në Amerikën e Jugut i cili do të ketë shansin për të provuar veten tek një ndër peshat më të rënda .
Duke iu referuar këtij operacioni nuk përjashtohet as refuzimi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ sepse flitet për një lojtar determinant , siç bënë edhe me francezin Jules Kounde për të cilin kurrsesi nuk mund ti ulin pretendimet .
Përgjithësisht skuadrat me një potencial të madh ekonomik e kanë asin nën mëngë në merkato dhe ‘’ Galaktikët ‘’ pritet të japin maksimumin gjatë janarit për të firmosur me argjentinasin i cili në këtë sezon performancën e ka kanalizuar në 9 ndeshje, 1 gol dhe 1 asist .



