Milani larg Bernardo Silvas

Milani larg Bernardo Silvas

Mesfushori Bernardo Silva ka bërë një ndryshim total në karrierë dhe kohët e fundit është shëndërruar në të domosdoshëm për  skemat e Pep Guardiolas . Kur u mendua se portugezi mund ti jepte shumë shpejt lamtumirë të famshmit ‘’ Etihad Stadium ‘’ rrjedha e ngjarjeve ka marrë një tjetër drejtim duke e larguar edhe më shumë Milanin nga shërbimet e  luzitanit.

Kjo situatë thekson një ndërlikim për kuqezinjtë në këtë aspekt të cilët po analizojnë  edhe progresin e Romain Favre  i cili aktivizohet për modestët e Brestit dhe prej kohësh ka tërhequr vëmëndjen e Stefano Piolit. 

Milani natyrisht ka arritur të shëndërrohet në një prej kockave të forta të Seriseë A dhe kryeson aktualisht në Itali pavarësisht se në Champions League i duhet akoma kohë për të marrë veten . 

Problemi i vetëm i gjigandëve të Scudettos në këtë mes është klauzola e prishjes së kontratës së Bernardo Silvas  të cilën nuk mund ta përballojnë xhepat e  presidencës nga Milano .  Evolcioni i ishi-t të Monacos patjetër i ka prishur planet një skuadre që mbetet një ndër më të famshmet në glob dhe synon të rikapë majat , detyrë që do të jetë shumë e vështirë për faktin se konkurrenca si në Itali ashtu edhe në Europë ashpërsohet në çdo sezon dhe gjithashtu shoqërohet me rezultate surprizë .

15 ndeshjet e para me Manchester City-n  i kanë lënë për të kuptuar Pep Guardiolas se  Bernardo Silva ka ende për të dhënë  dhe kurrsesi një trainer si spanjolli nuk lejon largimin e lojtarëve që janë drejt rikuperimit të formës optimale  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy