
Eksperienca e Gabri Veigas në Arabinë Saudite po rezulton një vendim shumë i mirë për të.
Spanjolli ka ditur të adaptohet me shpejtësi në një futboll krejtësisht ndryshe nga ai europian, i cili po zhvillon sezonin e dytë në rradhët e Al-Ahli.
Mirëpo, emri i tij vijon të jetë pjesë e listës së Diego Simeones për merkaton, një trainer i cili e ka ndjekur mesfushorin që kur ishte pjesë e Celta Vigos.
Duke ditur që merkatoja e verës po afron, parashikohet një ofensivë e ‘’ Los Colchoneros ‘’ për 21 vjeçarin, i cili me shumë meritë ka arritur të jetë i padsikutueshëm në formacion titullar të Matthias Jaissle.
Më së shumti Gabri Veiga spikat për teknikën dhe faktit i të qënit shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, dy cilësi të cilat fare mirë e bëjnë të denjë për të përfaqësuar një ekip elite në të ardhmen e afërt.
Ndërkohë, aktualisht tek Al-Ahli nuk shikohet e nevojshme shitja e talentit nga Pontevedra por gjithçka do të vendoset nga negociatat ndërmjet palëve në javët vijuese.
6 gola dhe 5 asiste në 34 sfida numëron Gabri Veiga deri më tani me këtë ekip, një kockë e fortë në kampionatin vendas.



