Tifozët e Vllaznisë përplasen me kundërshtarin jashtë stadiumit, ndërhyn policia (VIDEO)

Tifozët e Vllaznisë përplasen me kundërshtarin jashtë stadiumit, ndërhyn policia (VIDEO)

Humbja e Vllaznisë në finalen e Superkupës ndaj Teutës duket se nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët shkodranë. Këta të fundit kishin udhëtuar ditën e sotme drejt Elbasanit, për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës, me shpresën se në fund do të festonin Superkupën, por në fund nuk rezultoi kështu.

Mërzinë dhe irritimin e tyre, tifozët kuqeblu e kanë shfaqur edhe pas ndeshjes, jashtë stadiumit “Elbasan Arena”.  Shkodranët të shumtë në numër, janë përplasur me një tifoz të Teutës. Gjithsesi gjithçka është qetësuar, pas ndërhyrjes së policisë.

Teuta triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Vllaznisë dhe fiton kështu për të dytin vit radhazi Superkupën e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy