
Partizani në volejboll për meshkuj, fitoi Kupën e Shqipërisë, për herë të 14-të në histori të këtij klubi.
Të kuqtë triumfuan në finale ndaj Tiranës me rezultatin 3-0. Një sfidë pa shumë histori, e dominuar nga Partizani, që rikthehet të fitojë Kupën, pas tre viteve pritje.
Ky sukses i skuadrës së drejtuar nga Ylli Tomorri, vjen vetëm pak ditë pas fitimit të trofeut “Gjergj Kastrioti”.



