Botërori 2022, Franca kërkon përjashtimin e Rusisë

Botërori 2022, Franca kërkon përjashtimin e Rusisë

Rusia mund të marrë një tjetër goditje në sport, pas agresionit në Ukrainë.

Tre kombëtaret, Suedi, Poloni dhe Çeki, refuzojnë të luajnë me Rusinë në “Play Off” për Botërorin e Katar 2022. Në këtë linjë, Franca ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga mundësia për të marrë pjesë në Botëror.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i ka bërë thirrje FIFA-s që të largojë skuadrën e Rusisë nga këto kualifikuese.

“Bota e sportit, dhe veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshtoja dëbimin e Rusisë. Në këto rrethana dramatike, si mund të parashikohet të luajmë futboll kundër këtij vendi. Unë jam i prirur drejt përjashtimit të Rusisë nga Botërori i ardhshëm. Ky është impulsi im i parë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy