Thomas Strakosha ndryshoi skuadër në merkaton e verës, duke u larguar nga Brentford, për tu transferuar në Greqi tek AEK-u.
Megjithatë, aventura te skuadra helene nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për portierin shqiptar.
Gardiani kuqezi, ishte një nga më të kritikuarit në ndeshjen e Conference League, ku AEK-u, fitoi 4-3 ndaj Inter Escaldes.
Fati i keq e ka ndjekur Strakoshën edhe në sfidën e sotme ndaj armenëve të Noah. Futbollisti shqiptar, gaboi një pasim në minutën e 34-t, nga ku erdhi edhe goli i barazimit i shënuar nga Pinson.
Në minutën e 67-të, gafa e Starkoshës ishte akoma edhe më e madhe. Portieri i Noah, shënoi gol nga porta në portë, duke u ndihmuar edhe nga era.
⚽️ Goal: Ognjen Čančarević | FC Noah 2-1 AEK Athens
— PushGoals (@PushGoals) August 6, 2024
Noah goalkeeper Ognjen Čančarević took a shot from one goal to the other and it was a goal. Incrediblepic.twitter.com/10UJoc8EbS
Strakosha nuk llogariti si duhej daljen dhe pësoi golin e përmbysjes. Në fund Noah, shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur takimin në 3-1. Sfida e kthimit në Conference League do të luhet pas një javë në Greqi.



