
Bayern Munich u rikthye te fitorja në kampionat. Bavarezët e drejtuar nga Tuchel, triumfuan në shtëpi ndaj Hertha Berlin me rezultatin 2-0.
Gnabry në minutën e 69-të dhe Coman në minutën e 79-të, ishin autorët e golave të triumfit për vendasit.
Një fitore e rëndësishme për Bayern Munich, që i rikthen ata në krye të Bundesliga me 62 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Borussia Dortmund.



